Financa

Universitetet e Harvard-it dhe Yale-it investojnë në tregjet e kriptomonedhave


Universitetet e Harvardit, Yale-it, i Brown-it dhe Michigan-it kanë filluar investimet në tregjet e kriptomonedhave.

Sipas një raporti, fondet e dhuruara ndaj universitete në vlera miliarda dollarësh janë përdorur për të blerë kriptomonedha në bursa të ndryshme.

CoinDesk, një nga agjencitë e lajmeve për tregjet e kriptomonedhave, ka lajmëruar se këto investime kanë filluar para një viti.

Coinbase, institucioni më i madh i shkëmbimit të kriptomonedhave në SHBA, listoi fondet e dhuruara midis klientëve që kanë investuar në kriptomonedha. Në një raport të publikuar këtë muaj, fondet kanë investuar në institucione të tjera shkëmbimi, përveç Coinbase-it.

Rritja e investimeve institucionale ka qenë një nga zhvillimet më të mëdha të tregjeve të kriptomonedhave në vitin e kaluar.

Bitcoin, kriptomonedha më e madhe, u rrit katër herë në 2020. Kriptomonedha u tregtua me 32 mijë dollarë të martën, larg niveleve të larta prej 42 mijë dollarësh gjatë muajit.

Investitorë të mëdhenj si Guggenheim Partners LLC dhe Paul Tudor Jones kanë mbështetur investimin në tregje. Kjo mbështetje ka ndihmuar në rritjen e interesit dhe krijimin e një precedenti në trendet e investimeve. Bitcoin dhe kriptomonedhat e tjera po shërbejnë si një diversifikues në shpërndarjen e aseteve dhe portofoleve të investimit.

Mjedisi i pazakontë makroekonomik i vitit 2020 ka përshpejtuar miratimin e kriptomonedhave në tregje. Investitorët synojnë të mbajnë Bitcoin-in si pjesë të portofolit të tyre kryesor për një periudhë afatgjatë./AlbanianPost.com

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore