Kosova

Ultranacionalistët serbë protestë para Ambasadës së SHBA-ve në Beograd për ngjarjet në Veri


Barikada e policisë para Ambasadës së SHBA-ve në Beograd

Ultranacionalistët serb kanë organizuar protestë të shtunën nën emrin “Patrulla e Popullit” para Ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA) në Beograd.

Sipas organizatorëve, protesta u thirr për shkak të, siç thonë ata, “incidenteve që ndodhën në Mitrovicën Veriore dhe Zveçan në mes të javës, ku disa serbë u plagosën”.

Policia ka ndaluar një grup demonstruesish që tentuan të afrohen pranë Ambasadës Amerikane, ndërsa “një duzinë prej tyre janë duke qëndruar para kordonit policorë”, transmeton n1.

Gjatë grumbullimit të protstuesve

Forca të shumta të policisë janë vendosur para Ambasadës së SHBA-ve, por zyrtarë policorë janë vendosur edhe përgjatë bulevardit Knjaz Aleksandar Karaxhorxheviç.

Zyrtarët e Ministrisë së Punëve të Brendshme janë vendosur edhe te spitali Dragisha Mishoviç, pranë rreth-rrotullimit, për të identifikuar kalimtarët (protestuesit).

Gjithashtu, për rreth ka edhe automjete të specializuara polici dhe pjesëtarë të xhandarmërisë serbe.

Ndërsa trafiku në bulevardin Knjaz Aleksandar Karaxhorxheviç është ndalur deri në përfundim të protestës.

Por çfarë kishte ndodhur të mërkurën e 13 tetorit në Veri të Kosovës?

Në mëngjesin e së mërkurës në Veri të Mitrovicës, rreth orës 09:00 të mëngjesit janë dëgjuar krisma në ajër, i është vënë flaka një veture, janë parë numër i madh policësh në rrugë e qytetarë, më pas të grumbulluar edhe protestues serb të cilët kanë sulmuar policinë edhe me granata dore.

Policia e Kosovës së bashku me zyrtarët doganor kishte filluar një aksion në gjithë Kosovën, përfshirë edhe komunat e banuara me shumicë serbe në Veri të vendit, kundër kontrabandës me mallra.

Një nga ndërhyrjet ka ndodhur në Mitrovicën Veriore në kryqëzimin midis Shkollës së Mesme Teknike “Mihailo Petroviç” dhe vendit të njohur si Lagjja e Boshnjakëve.

Mirëpo, aksioni i policisë ishte kundërshtuar nga një grup serbësh të cilët dyshohet se janë të lidhur me krimin e organizuar dhe me strukturat paralele serbe.

Aksioni policorë la së paku të lënduar gjashtë pjesëtarë të policisë dhe disa serb, por nuk dihet numri i saktë, por njëri nga ta me plumb.

Kishte reagime lidhur me aksionin, si nga BE po ashtu edhe nga SHBA dhe vendet e tjera. Disa ishin kundër e disa ishin pro vendosjes së ligjit dhe rendit në vend.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore