Sport

Ultimatum nga Fury, jep 7 ditë kohë për “shumën e çmendur” të super-meçit ndaj Usyk-ut


Tyson Fury është zotuar se do të rikthehet nga pensioni dhe do të luftojë me kampionin e peshave të rënda, Oleksandr Usyk – por vetëm për 500 milionë funte.

Megjithatë, së fundmi Fury ka dhënë një ultimatum për këtë ndeshje.

Të mërkurën në mëngjes, një postim nga britaniku në “Twitter” tregoi atë duke u stërvitur dhe ai foli drejtpërdrejt dhe me ata që janë në gjendje të sigurojnë “luftën e dekadës”.

“Përshëndetje. Të gjithë atyre që duan të bëjnë luftën, do t’ju jap shtatë ditë kohë, deri më 1 shtator, për të ofruar paratë”.

“Nëse jo, faleminderit shumë, ka qenë një shpërthim. Unë jam në pension”.

“Të gjitha ofertat duhet t’i dërgohen avokatit tim Robert Davis me shkrim me dëshmi të fondeve. ‘Le të fillojë loja’”, thotë Fury në videon e postuar nga ai.

Oleksandr Usyk ruajti titujt e IBF, WBA dhe WBO të peshave të rënda me një tjetër fitore bindëse ndaj Anthony Joshua-s të shtunën e kaluar.

Pas kësaj ndeshjeje, ukrainasi ka thënë se nuk do të luftojë me askënd tjetër nëse nuk do të mund të përballet me Fury-n.

Edhe britaniku u përgjigj në të njëjtën mënyrë, për ndeshjen e shumëpritur, e cila fillimisht ishte planifikuar të zhvillohej në Arabinë Saudite më 17 dhjetor.

Megjithatë Fury ka thënë se këtë ndeshje nuk do ta zhvillojë pa gjysmë miliard funte.

Fury gjithashtu tha se do të kishte luftuar pa pagesë për titullin e padiskutueshëm të peshave të rënda, por nëse Joshua do të kishte fituar.

“Të gjithë vazhdojnë të pyesin për këtë luftë me këtë djalë ukrainas. Do të kthehesh? Do ta bëni këtë? Do ta bëni këtë?”, tha Fury.

“Le ta pranojmë, nuk është Anthony Joshua – gjë që do ta kisha bërë falas në Angli”.

“Është një i huaj që askush nuk i intereson vërtet. Për të luftuar këtë sasi të panjohur dhe për t’i dhënë atij një mundësi të statusit legjendar? Ata duhet të paguajnë për këtë”.

“Ata kanë një javë. Është 24 gusht. Ata kanë një javë kohë për të dorëzuar ofertat e tyre. Unë e dua me shkrim me dëshmi të fondeve”.

“Është lufta më e madhe në botë, kështu që duhet të jetë dita më e madhe e pagave në botë. Floyd Mayweather mori 400 milionë funte për të luftuar Mann Pacquiao. Unë dua 500 milionë funte”, ka thënë mes tjerash Tyson Fury.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore