Shqipëria

Uljen e çmimit të karburantit, e kërkon Meta


Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ka kërkuar uljen e çmimit të karburantit në Shqipëri, duke përmendur në një postim në Facebook se kjo çfarë po ndodh në Shqipëri, është “rrjepje e pamëshirshme që po i bëhet popullit”.

“Ne do të bëjmë çdo gjë. Çmimet do bien kur populli të ngrihet. Dhe populli do të ngrihet. Askush nuk ka pse të shqetësohet nga konferencat dhe denoncimet”, theksoi Meta në qëndrimin e tij.

Sipas ish-presidentit të vendit, çdo denoncim është bërë me fakte dhe prova, por nuk ka aspak implikim të qëllimeve politike.

“Është në interes të lartë të qytetarëve. Do të vazhdojmë çdo ditë, jo vetëm të bëjmë denoncime. Ora e shtetit po vjen, e ligjit po vjen”, e përmbyll ai qëndrimin mbi karburantin.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com

Lajmet kryesore