Gjatë 24 orëve të fundit, dy persona kanë humbur betejën me coronavirus-in dhe kanë rezultuar pozitivë 179 qytetarë në Shqipëri.
Dy javët e fundit kanë pasur një ulje të ndjeshme të rasteve të reja me Covid-19. Si dhe numri i vdekjeve ka pësuar ulje.
Aktualisht në spitalet COVID, në Tiranë dhe në spitalet rajonale Shkodër, Durrës, Elbasan, janë duke u trajtuar 182 pacientë. 14 prej tyre ndodhen në terapi intensive, nga të cilët tre ndodhen në intubim.
Janë kryer 2 mijë e 652 testime dhe janë shëruar 582 qytetarë.
Sipas ministres së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu, vijon intensivisht fushata e vaksinimit masiv për të moshuarit, mjekët, infermierët, stomatologët, farmacistët, arsimtarët, edukatorët, punonjësit e rendit dhe punonjës të medias.
Deri më tani janë kryer në total rreth 300 mijë vaksinime.
Fushta e vaksinimit masiv ka filluar më 28 mars.
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka deklaruar se do të vijnë në Shqipëri 90 mijë doza vaksine AstraZeneca, gjatë fundjavës.
Gjthashtu mbrëmjen e 12 prillit, kanë mbërritur në Shqipëri 7 mijë e 20 doza Pfizer.
Në Shqipëri kanë mbërritur deri tani 389 mijë e 540 doza të vaksinave anti-Covid, ndërsa janë siguruar përmes kontratave të deritanishme, 2.1 milionë doza.
Më 11 prill, u mblodh sërish Komiteti i Ekspertëve, ku vendosi zgjerimin e fashës orare të lëvizjes deri në orën 22.00.
Ministria gjithashtu ju bën apel të gjithë qytetarëve të mos e ulin vigjilencën dhe të vijojnë të zbatojnë rregullat për parandalimin e COVID-19.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Thaçi: Ëndrra ime është që të gjithë shqiptarët të jetojnë në një shtet
-
Mbi 14 milionë turistë priten këtë vit, Balla: Policia e Shtetit i ka marrë të gjitha masat
-
Aksioni i Frontex në Ballkan jep efekt, bien drastikisht kalimet e jashtëligjshme
-
Peleshi viziton qendrën e Inovacionit të Kërkimit dhe Mbrojtjes në Hungari
Lajmet kryesore
-
Aksioni i Frontex në Ballkan jep efekt, bien drastikisht kalimet e jashtëligjshme
-
Mbi 14 milionë turistë priten këtë vit, Balla: Policia e Shtetit i ka marrë të gjitha masat
-
Ose të dëgjojë SHBA-të ose të përgatitet për përshkallëzim – zgjedhja i takon Izraelit
-
Kurti për vizitën dy ditore në Gjermani: Kryefjala e vizitës ishte rëndësia e anëtarësimit të Kosovës në KiE