Përballje

UFC/ Ngannou mbron titullin kampion në ndeshjen përballë Gane


Ndeshja kryesore e UFC 270 mes kampionit të peshave të rënda Francis Ngannou dhe kampionit të përkohshëm Ciryl Gane, përfundoi me fitoren e këtij të parit me vendim unanim.

Vendimit e marra nga gjyqtarët ishin të ngushta, por Ngannou u zgjedh fituesi unanim me rezultate 48-47, 48-47, 49-46.

Ngannou ka arritur të mbrojë titullin e tij kampion të peshave të rënda kundër ish bashkëlojtarit të tij, Gane.

Francis ka një nga goditjet më të fuqishme në histori të UFC, por befasuese ishte se këtë herë, ai fitoi ndeshjen në stilin “Jiu Jitsu”.

Gjatë gjithë ndeshjes, Gane u përpoq të mbante distancën dhe të sulmonte afrikanin nga ndonjë gabim i Ngannou.

Në raundin e tretë, Ngannou më në fund pati një moment ku goditi Gane dhe e rrëzoi atë duke fituar kontrollin mbi të.

Megjithatë, Gane ishte në gjendje të shpëtonte, duke marrë vetëm disa grushta, dhe u kthye në këmbë për t’u përballur përsëri me kampionin e peshave të rënda.

Raundi i pestë dukej se ishte vendi ku do të vendosej përfundimisht fituesi, ku Gane mund të përfitonte disa herë, por bëri gabime thelbësore që rezultoi me humbjen e tij.

Pas ndeshjes, Ngannou kishte vetëm fjalë të mira për kundërshtarin e tij, ku tha se ai ishte kundërshtar i vështirë.

“E dija se ai do të ishte një kundërshtar i vështirë, pa dyshim”, tha Ngannou pas ndeshjes. “Isha i befasuar që ai u mbajt deri në fund të ndeshjes, por ai ishte shumë i mirë. E vetmja gjë që duhej të bëja, që trajneri më kujtonte gjatë gjithë kohës, ishte të qëndroja i qetë”.

Ngannou konfirmoi gjithashtu thashethemet për një dëmtim të gjurit para ndeshjes, ndërsa diskutohej për ndeshjes kundër Gane.

“Unë lëndova gjurin”, tha Ngannou. “Doja të tërhiqesha nga kjo ndeshje, por nuk mund ta shihja veten duke u tërhequr nga kjo luftë, sepse ishte një shans për t’i kujtuar të gjithëve se unë jam kampion”.

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore