Sport

UFC, mund të ketë përballje “legjendare” mes Hasbulla-it dhe Abdu Rozik-ut


Presidenti i UFC-së, Dana White, nuk e ka përjashtuar mundësinë që në hekzagon të ketë një përballje mes dy yjeve të mediave sociale, Hasbulla-it dhe Abdu Rozik-ut, raporton britanikja “The Mirror”.

Të dy yjet e TIk-Tok ishin duke ndjekur ndeshje në UFC 267 fundjavën e kaluar në Abu Dabi.

Asxab Tamaev-i, sportist në MMA dhe njeriu që promovon Hasbulla-in dhe Abdu Rozik-un, ndau në mediat sociale disa mesazhe që kishte shkëmbyer me White-n. Ndonëse, ato ende nuk janë verifikuar plotësisht, nëse janë apo jo të vërteta.

Mes mesazheve thuhet se presidenti i UFC-së është gati të organizojë eventin, i cili do të kap shifrën e 1.5 milionë dollarëve.

White pak ditë më parë u shpreh për “Barstool Sports” se një video që Hasbulla i kishte dërguar atij kishte arritur shikueshmërinë e 6.4 milionë ndjekesve të tij në Instagram, nga 6.7 milionë që ka në total. Kjo tregon dhe interesin që kanë ndjekësit, sidomos ata të mediave sociale për këtë “ndeshje”.

Sipas mediave të ndryshme pas gjithë këtij lajmi qëndron pikërisht Tamaev-i, i cili kërkon deri në 200 mijë dollarë për pjesëmarrjen e Hasbulla-it.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore