Sport

UFC Fight Night: Whittaker vs Costa


Beteja e peshave të mesme në Kampionatit Kulmor të Luftimit (Ultimate Fighting Championship/UFC), do të ketë si protagonist dy prej luftëtarëve më në fokus të arteve marciale mikse – neo-zelandezit Robert Whittaker kundër brazilianit Paulo Costa. Ndeshja do të zvhillohet në 17 prill të këtij viti.

Ndërkohë që Whittaker [22 – 5] bashkë me Costa-n [13 – 1] janë mposhtur nga kampioni në fuqi i peshave të mesme, Israel Adesanya, përballja e tyre merr rëndësi të madhe në këtë kategori, pasi hap lojën sërish për një revansh dhe të drejtë për titullin e kampionit.

Deri më tani Whittaker ka dy fitore rresht pasi humbi me nokaut kundër Adesanya-s në tetor 2019. Përpara se të  humbiste, Whittaker vazhdonte të dominonte me nentë fitore rresht në UFC.

Sa i përket Costa-s dhe Adesanya-s, edhe pse shkëmbyen fjalë mjaft të rënda me njëri-tjetrin, Adesanya triumfoi në një ndeshje ku maxhoranca favorizonte Costa-n, duke qenë se edhe ne kuadrin fizik ai lehtësisht e aneksonte Adesanya-n, i cili ka kornizë më elegante.

Ndërkohë, Adesanya [20 -0] e ka zhvendosur fokusin në një tjetër kategori [light heavyëeight] dhe pret sfidën kundër polakut Jan Blachoëicz në mars. Me ç’duket, rrugët e secilit prej tyre presin të puqen me atë të Adesanya-s, në bazë të fituesit që do të dalë nga ndeshja Whittaker – Costa, si dhe në varësi të suksesit që të Adesanya-s në kategorinë light heavyëeight.

Vendndodhja e eventit ende nuk është njoftuar por, duke patur parasysh itinerarin e UFC-së në kuadër të pandemisë Covid-19, eventet pritet të zhvillohen ose në arënën “UFC APEX” në Las Vegas, ose në “Ishullin e Luftimit” në Abu Dhabi të Emirateve të Bashkuara.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore