Bota

Udhëheqësit e BE-së: Boris Johnson tё zbatojё marrёveshjen e Brexit


“Boris Johnson duhet të respektojë ‘ligjin’, duke zbatuar plotësisht rregullimet pas Brexit për Irlandën e Veriut”, kanë thënë udhëheqësit e BE-së, përpara takimit të G7-s në Cornwall.

Charles Michel, presidenti i Këshillit Evropian, tha se sjellja e kryeministrit ishte shqetësuese për vendet anëtare të BE-së.

Kryeministri do të zhvillojë një takim trepalësh me Michel dhe presidenten e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, në Cornwall.

Sipas marrëveshjes së tërheqjes të nënshkruar nga Johnson, Irlanda e Veriut mbetet në tregun e vetëm dhe kodi doganor i BE-sё do të zbatohet poshtë Detit Irlandez.

Kjo, për të shmangur kufirin nё ishullin e Irlandës.

Brukseli është ankuar se këto rregullime nuk po respektohen.

Biden pritet të bëjë thirrje që të dyja palët të respektojnë marrëveshjen e së “Premtes së Madhe”.

BE-ja ka akuzuar qeverinë e Johnson-it për thyerjen e ligjit ndërkombëtar. Sipas saj, janë zgjatur në mënyrë të njëanshme afatet e kontrolleve për mallrat që hyjnë në Irlandën e Veriut nga MB-ja.

Në takimin e së mërkurës midis David Frost, ministrit të Brexit të MB-sё dhe përfaqësuesve të BE-së, nuk u arritën të vendosej njё marrëveshje.

Ndërtimi i postave të kontrollit kufitar në portet në Irlandën e Veriut është pezulluar. Ende nuk ёshtё rekrutuar stafi i mjaftueshëm për të kryer kontrolle, ankohen zyrtarët e BE.

BE beson se qëndrimi i MB-sё pёr tё filluar sanksionet, do tё jetё një moment “kyç”.

Kjo mbi ndalimin e eksportit të mishit të ftohur nga MB-ja në Irlandën e Veriut

BE-ja nuk ka përjashtuar mundёsinё pёr tё rёnё dakord pёr tё zgjatur afatin, por nuk beson se MB-ja do tё jetё e gatshme në gjetjen e një zgjidhjeje të përhershme.

Të dy palët janë gjithashtu në mosmarrëveshje për të shmangur zbatimin e gamës së plotë të kontrolleve sanitare dhe fitosanitare nga 1 tetori në importet nga MB-ja.

Nё to pёrfshihen produkte, si: mish, peshk, vezë dhe bulmeti.

Ato pёrmbajnё certifikata shëndetësore të eksportit, të cilat konsumojnë shumë kohë (EHC) dhe qё duhet të plotësohen nga një veteriner ose një person tjetër i kualifikuar.

Gjatë një konference të përbashkët shtypi me Michel, Von der Leyen tha se MB nuk mund të shmangte të gjitha pasojat e Brexit.

“Ne ramë dakord me MB-nё që protokolli tё ishte zgjidhja e vetme”, tha Von der Leyen.

Sidoqoftë, presidentja e Komisionit theksoi se protokolli duhet tё funksiojё për “të gjithë”. Gjithashtu duhet të jetё fleksibël brenda javëve të ardhshme.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore