Shqipëria

UAMD-ja: Shumica e provimeve në auditore


Universiteti “Aleksandër Moisiu” Durrës (UAMD), u mblodh, në 11 shkurt, për zhvillimin e provimeve të semestrit të parë të studentëve.

“Me përgjegjësinë e lartë për të garantuar një proces të rregullt provimesh dhe duke pasur prioritet kryesor shëndetin e studentëve, Rektorati i Universitetit “Aleksandër Moisiu”, ndër të tjera vendosi që nisur nga auditorët dhe hapësirat që UAMD-ja ka në dispozicion, pjesa më e madhe e provimeve do të zhvillohen në auditore dhe jo online”, thuhet në njoftimin e universitetit.

Rektorati bëri të ditur, se nisur nga specifika e situatës që po kalojmë, studentët nuk do të penalizohen për mungesat e tyre dhe do të mund të futen në provime.

“Në auditore nuk do të ketë më shumë se 14-të studentë dhe do të ndiqet rigorozisht protokolli shëndetësor për mbrojtjen ndaj Covid-19. Për studentët, të cilët nuk do të kenë mundësi të paraqiten fizikisht në provim, do të caktohet një datë e dytë e zhvillimit të tyre”, nënvizohet në njoftim.

Rektorati bëri të ditur se ditën e hënë, më datë 15 shkurt, do të dalë edhe grafiku i provimeve për secilin nga fakultetet.

Në një bisedë telefonike të zhvilluar më një studente të Masterit Shkencor në UAMD, viti i dytë, Albanian Post bën me dije se shumica e lëndëve ku studentët hasin më shumë vështirësi do të zhvillohen në auditore.

“Provimet e lëndëve që janë më të lehta (provimet me zgjedhje), me një marrëveshje mes nesh dhe pedagogut të lëndës, mund të zhvillohen online”, tha për AP studentja e UAMD-së.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore