Sport

U21/ Shqipëria fiton, Kosova mposhtet


Shqipëria dhe Kosova U21 kanë zhvilluar ndeshjen e tyre përkatëse në kuadër të kualifikueseve EURO U21.

Të dyja kombëtaret tona ndeshjet i kanë zhvilluar si vendase.

Fundi ka qenë i lumtur për Shqipërinë dhe i hidhur për Kosovën.

Kuqezinjtë pritën në “Elbasan Arena” Andorrën.

Ndeshja përfundoi 2-0, me Shqipërinë që shënoi një gol në secilën pjesë.

Protagonist ishte Ernest Muçi, i cili shënoi dy herë.

Futbollisti i Legia-s kishte mundësinë të gjente edhe hat-trick, por ai humbi penalltinë në minutën e 70-të.

Kosova në anën tjetër humbi në “Fadil Vokrri” nga Çekia.

Dardanët pësuan gol në pjesën e parë në Gabriel, dhe nuk arritën të reagojnë gjatë gjithë ndeshjes.

Pas tre ndeshjeve të zhvilluara, Shqipëria ka gjashtë dhe Kosova. Për të dy kombëtaret tona, kualifikimi në fazën tjetër duket shumë i vështiër.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore