Rajoni

Turqi/Arrestohen 184 persona, teksa vazhdojnë hetimet për lidhje me Gulenistët


Sekretari i Përgjithshëm i Amnesty International Salil Shetty duke folur për shtypin përpara një gjykate në Stamboll, 21 qershor 2018, ku po vazhdon gjyqi i kryetarit të Amnesty's Turkey, Taner Kilic. Kiliç u arrestua në një bastisje policie në korrik 2017, ndërsa ndiqte një seminar mbi sigurinë digjitale. Ai gjykohet për lidhje të pretenduara me klerikun Fethullah Gulen

Mëngjesin e së martës, policia dhe xhandarmëria në 55 qytete në të gjithë Turqinë kanë arrestuar 184 ushtarakё dhe civilё, midis të cilëve 123 shёrbenin aktualisht nё shёrbimin ushtarak.

Ata akuzohen se kanë lidhje me lёvizjen e udhëhequr nga kleriku Fethullah Gulen, për të cilin  qeveria turke pretendon se u përpoq të bënte grusht shteti në vitin 2016.

Tek të arrestuarit përfshihen: dy kolonelë, shtatë majorë, dhjetë kapitenë, 24 togerë dhe 103 rreshterë. Tridhjetë e tetë prej tyre janë kadetë ushtarakë.

Prokurorët në qytetet e Izmirit dhe Ankarasë urdhëruan arrestimet bazuar në informacionin nga Agjencia Kombëtare e Inteligjencës Turke.

“Si pjesë e një hetimi në vazhdim, filloi një operacion për të ndaluar oficerë ushtarakë, tё lidhur me Organizatёn Terroriste Fethullahiste (FETO)”, tha në një deklaratë Zyra e Përndjekësve të Ankarasë.

FETO është emri i dhënë nga qeveria turke për lëvizjen e themeluar nga Gulen.

Të dyshuarit akuzohen për komunikim me Gulenistët e vjetër, nёpёrmjet kabinave telefonike.

Operacioni ishte një nga më të mëdhenjtë kundër Gulenistëve të pretenduar, që nga përpjekja e dështuar e grushtit të shtetit në vitin 2016.

Persona të tjerë të arrestuar përfshijnë ish-mësues dhe njerëz që akuzohen se kanë ndihmuar Gulenistët për t’u larguar nga vendi.

“679 personel ushtarak ishin shkarkuar gjithashtu nga shërbimi që prej 13 tetorit tё vitit tё kaluar, si pjesë e hetimeve të vazhdueshme”, lajmёroi Agjencia e Lajmeve Demiroren e Turqisë.

Qeveria turke, nën presidencën e Rexhep Tajip Erdogan, akuzon Gulen (ka qenё në mërgim në SHBA, që nga viti 1999) dhe rrjetin e tij për funksionimin e një strukture paralele brenda shtetit turk dhe orkestrimin e përpjekjes për grusht shteti.

Gulen i ka mohuar akuzat.

Në total janё kryer 292 mijё arrestime, ndёrsa gati 598 mijё tё tjerё ishin vendosur nёn hetim.

21 mijё anëtarë të forcave të armatosura turke, 31 mijё oficerë policie dhe më shumë se 5 mijё e 500 oficerë xhandarmërie dhe 509 roje bregdetare kanë humbur punën për lidhjet e tyre të pretenduara me Gulen, sipas Ministrisё Turke të Mbrojtjes dhe të Brendshme.

Më shumë se 30 mijё vuajnё aktulisht dёnimet dhe më shumë se 125 mijё nëpunës publikë janë pushuar nga puna, pёr shkak tё lidhjeve tё pretenduara me klerikun Fethullah Gulen.

Që prej vitit 1999, Gyleni jeton në vetëmërgim në Shtetet e Bashkuara pranë Saylorsburg, Pensilvania.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore