Kultura

Turneu për 26-vjetorin e rok bendit amerikan “Foo Fighters”


Bendi i famshëm amerikan Foo Fighters, i themeluar nga ish-bateristi i Nirvana-s, Dave Grohl, kishin paraparë një turne nëpër Amerikë për të festuar 25 vjetorin e formimit të bendit.

Por sikur të gjithë bendet, për shkak të pandemisë, turneu ishte anuluar në vitin 2020.

Të martën, bendi lajmëroi datat e parapara për turneun e tyre, duke shtuar edhe performancat në Lollapalooza, Bonnaro, Bottlerock dhe Boston Calling.

Gjashtë performancat e para do të jenë në Cincinatti Ohio, pastaj në Milwaukee, St. Louis, Bonner Springs, Oklahoma City, dhe Albuquerque.

Hapja do ta bëjë Radkey në gjashtë performancat e para. Bendi pritet që gjithashtu të shpallë edhe shfaqje të tjera gjatë javëve të ardhshme.

Biletat për turneun do të jenë në shitje që nga 4 qershori.

Foo Fighters kanë lansuas albumin e tyre të fundit Medicine at Midnight këtë vit në shkurt.

Muajin e kaluar Foo Fighters ishte vendosur në Rock and Roll Hall of Fame së bashku me Go-Go’s, Jay-Z, Carole King, Todd Rundergreen, dhe Tina Turned.

Ceremonia e Rock and Roll of Hame do të mbahet në 30 tetor në Cleveland, Ohio’s Rocket Mortgage FieldHouse.

Datat e turneut për përvjetorin e 26-të të Foo Fighters:

28 Korrik – Cincinnati, OH @ The Andrew J Brady ICON Music Center

30 Korrik – Milwaukee, WI @ American Family Insurance Amphitheater

3 Gusht – St. Louis, MO @ Hollywood Casino Amphitheater

5 Gusht – Bonner Springs, KS @ Azura Amphitheater

7 Gusht – Oklahoma City, OK @ The Zoo Amphitheater

9 Gusht – Albuquerque, NM @ Isleta Amphitheater

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore