Përballje

Trepça mposht Sigal Prishtinën, finalisti vendoset në Prishtinë


Trepça e ka mposhtur Sigal Prishtinën me rezultat 82:77 në ndeshjen e katërt gjysmëfinale në Prince Cafe Superligën e Kosovës në basketboll.

Ndeshja në palestrën “Minatori” në Mitrovicë ishte dramatike që nga fillimi deri në fund, ku diferencat mes skuadrave ishin shumë të ngushta.

Çereku i parë i takoi Sigal Prishtinës, të cilin e fituan me shifrat 20:22.

Në çerekun e dytë, Trepça e bëri diferencën, të cilin e fituan me shifrat 20:16 dhe skuadrat shkuan në pushim me shifrat 40:38.

Çerekun e tretë e fituan prishtinasit me vetëm një pikë epërsi 24:25, ndërsa atë të fundit e fituan vendasit me rezultat 18:14 për rezultatin përfundimtar 82:77.

Kështu finalisti do të vendoset në ndeshjen e ardhshme në Prishtinë.

Kujtojmë se fituesin e kësaj gjysmëfinale e pret Peja që dje siguroi finalen duke mposhtur Golden Eagle Yllin.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore