Sport

Tre nga tre, Tottenham fiton përsëri


Ndeshja e tretë, fitorja e tretë, rezultati i njëjtë, pikët e plota.

Aventura e Nuno Espirito Santos në stolin e Tottenham-it ka nisur në mënyrën më të mirë të mundshme.

Tottenham-i i tij ka arritur dy fitore të mëdha përballë City e Wolves, e sot siguroi të tretën përballë Watford-it.

Sikurse dy ndeshjet e para, edhe kjo ndeshje u mbyll me rezultat 1-0.

Hero për londinezët ishte Heung Min-Son, që shënoi dy minuta para mbylljes së pjesës së parë.

Deri në fund, Tottenham-i kontrolloi mirë lojën, duke ruajtur epërsinë dhe duke siguruar tre pikët.

Të kuqt bëhen e vetmja skuadër që pas tre javëve ka pikë të plota.

Në pushimin e kombëtareve, ata shkojnë si lider në një kampionat ku skuadra e tyre nuk konsiderohet në mesin e favoritëve.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore