Sport

Tre gjigandët e Europës në garë për Lingard-in


Jesse Lingard-i duket i ringjallur pas transferimit te West Ham-i. Ecuria e mirë në Londër ka tërhequr vëmendjen e disa klubeve të mëdha në Europë, mes të cilave Real Madrid-it, PSG-së dhe Inter-it, raporton The Mirror.

Kartoni i Lingard-it është në pronësi të Manchester United-it, por kthimi pas përfundimit të huazimit te West Ham-i, në fundin e sezonit duket se nuk do të ndodh. Anglezi do të kërkojë një destinacion ku të ketë më shumë mundësi aktivizimi.

West Ham-i gjithashtu kërkon ta mbajë lojtarin në ekip, por do e ketë të vështirë, pas formës mahnitese që po kalon Lingard-i dhe ekipeve që interesohen për të, që sa vijnë e shtohen.

Me Euro 2020 në horizont, një ftesë për Lingard-in dhe një paraqitje e mirë në atë kompeticion, do të thotë që vlera e tij do të dyfishohet, nga 15 milionë paund që vlen aktualisht.

28-vjeçari po shkëlqen nën drejtimin e David Moyes-it dhe renditet në vendin e katërt në Premier Ligë, pozit të cilën nëse ia dalin ta mbajnë deri në fund të sezonit do të thotë që sezonin tjetër do të jenë pjesë e Ligës së Kampionëve.

Moyes-i e dëshiron ta ketë në ekip Lingard-in për të ardhmen, të cilin më parë e ka trajnuar kur ishin të dy pjesë e Manchester United-it.

“Unë nuk e prisja që Jesse të shënonte kaq gola, kështu që jam vërtet i kënaqur me sasin e golave që ai ka shënuar dhe mund të shënojë”, tha Moyes-i.

Po ashtu edhe trajneri i United-it, Ole Gunnar Solskjaer-i është i hapur për një rikthim të 28-vjeçarit në ekip. Megjithatë do të pritet vera, për të para sa serioze do të jenë ofertat e Real Madrid-it, PSG-së, Inter-it, por edhe oferta e West Ham-it.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore