Sport

Tre emrat që Milan synon për verën


Milan është afër që të rikthehet në Champions League për herë të parë pas sezonit 2013/’14.

Të ardhurat që klubi do i gjenerojë nga pjesëmarrja në kompeticionin më të madh për klube, Maldini synon t’i përdorë në merkato.

Drejtuesit e Milan po monitrojnë disa emra për të përforcuar skuarën dhe kan identifikuar tre pozita në të cilat përmirsimi nevojitet.

Emri i parë është Aymeric Laporte, që dëshiron të largohet nga Manchester City pasi ka humbur vendin e titullarit.

26-vjeçari është ka vuajtur shumë nga lëndimet këtë sezon, ku ka luajtur vetëm 11 ndeshje në Premier League.

I dyti në listë është Dani Ceballos, futbollisti i Real Madrid në huazim te Arsenal.

Një largim i mundshëm i Bennacer, do t’a kthente nënshkrimin me Ceballos në një detyrim.

I fundit në listë është Phillipe Coutinho, braziliani i cili nuk po gjenë qetësi te Barcelona.

Coutinho mund të vij si futbollist për rotacion ose zëvendësues i Çalhanoglu, ai nuk po gjen hapësira te Barca, por Milan janë të vetëdijshëm për talentin që ai posedon.

Rikthimi në Champions League, mund ta shoh Milan-in të rikthehet edhe te emrat e mëdhenjë në formacion.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore