Shqipëria

Transportonte emigrantë të paligjshëm, në pranga 35-vjeçari nga Kukësi

Mëngjesin e 30 prillit në prangat e Policisë Lezhë ka rënë një 35-vjeçar, i cili transportonte pesë emigrantë të paligjshëm.

Konkretisht shtetasi N. G., banues në Kukës, është ndaluar nga efektivët e Policisë në aksin rrugor Fushë Milot. Në automjetin e tij tip ” Ford” pas kontrollit në automjet i janë gjetur pesë emigrantë të paligjshëm nga vendet e treta, i cili po i transportonte kundrejt fitimit.

Ai akuzohet për veprën penale ” Dhënie ndihme për kalim paligjshëm të kufirit”.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan automjeti dhe një aparat celular.

Materialet në ngarkim të shtetasit të mësipërm i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lezhë, për veprime të mëtejshme.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com

Lajmet kryesore