Sport

Trajneri i Brazilit, Tite, mund t’i bashkohet Arsenal-it sezonin e ardhshëm


Trajneri i Brazilit, Tite, mund të drejtojë Arsenalin sapo të largohet nga kombëtarja pas Kupës së Botës 2022.

60-vjeçari Tite, kohët e fundit, njoftoi se nuk do të vazhdojë në krye të kombëtares braziliane vitin e ardhshëm, me turneun e nëntorit që ishte i fundit në krye të Canarinha-s.

Sipas TV Globo, negociatat mes Topçinjve dhe përfaqësuesve të Tite-s kanë nisur, pavarësisht se menaxheri aktual Mikel Arteta pati shumë sukses vitet e fundit.

Spanjolli fitoi Kupën FA në maj të vitit 2019 dhe është në rrugën e duhur për të rikthyer Arsenal-in në Champions League në Emirates këtë sezon, por nëse ai dështon, atëherë Arsenali mund të kërkojë ta zëvendësojë atë.

Nëse Tite do t’i bashkohej klubit të Premier League, ai do të ribashkohej me mikun Edu Gaspar – drejtori teknik i Arsenalit, i cili punoi me të në Corinthians dhe me Brazilin.

Tite ka qenë në krye të ekipit kombëtar që nga viti 2016.

Ai ka përvojë të madhe si trajner në Brazil, por qëndrimet e tij të vetme jashtë shtetit kanë qenë me dy klube në Emiratet e Bashkuara Arabe.

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore