Auto

Toyota blen nga Lyft-i njësinë vetëdrejtuese


Kompania Lyft do t’i shesë prodhuesit të automjeteve, Toyota, njësinë e vet të drejtimit autonom për 550 milionë dollarë.

E përditshmja, Financial Times, zbulon se marrëveshja zgjeron përpjekjet e Toyota-s për të lëvizur përtej prodhimit të automjeteve të pastra në “shërbime të tjera të lëvizjes”.

Në vitin 2016, John Zimmer, i cili është presidenti i Lyft-it, ka parashikuar se makinat pa shofer “do të llogarisin pjesën më të madhe të udhëtimeve me Lyft brenda pesë vjetësh”. Mirëpo, parashikimi u tregua shumë i gjerë.

Zimmer parashikoi gjithashtu se deri në vitin 2025 “pronësia e makinave private do të përfundojë në qytetet kryesore të Shteteve të Bashkuara të Amerikës”.

Lyft-i, që prej muajit shkurt të vitit të kaluar ka ofruar më shumë se 100 mijë udhëtime të vetëdrejtuara të paguara. Por, një drejtues sigurie gjithmonë ulej për të drejtuar timonin dhe kompania luftoi për të arritur në fazën tjetër.

Nga ana tjetër, Toyota ka deklaruar se do të paguajë Lyft-in me 200 milionë dollarë paraprakisht. Kjo për të shtënë në dorë njësinë e vetëdrejtimit që përbëhet nga një grup prej 300 personash.

Gjithashtu ishte rënë dakord që të paguante edhe 350 milionë dollarë të tjerë për mbi pesë vjet.

Për sa i përket njësisë, ajo do të përfshihet në divizionin e ri të Toyota-s, Woven Planet, i cili është projektuar për të përmbushur misionin e një planeti më “të lumtur” duke transformuar mënyrën se si njerëzit jetojnë dhe lëvizin përmes inovacioneve të reja dhe robotikës.

Ky divizion strehon Toyota Giardian, e cila krijon teknologji të përparuar të ndihmës së shoferit dhe Toyota Chauffeur, e cila fokusohet te autonomia e plotë.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore