Sport

“Top 5” basketbollistët e javës së dytë në Ligën Unike


Pas përfundimit të xhiros së dytë të Ligës Unike, është zgjedhur edhe pesëshja më e mirë e kësaj jave, ku basketbollisti i Golden Eagle Yllit, Erjon Kastrati është MVP i kësaj xhiroje.

Kastrati ishte i mrekullueshëm në fitoren që ekipi i tij Ylli e realizoi kundër Pejës me rezultat 93:92, në të cilën ai u vlerësua me indeksin 30, ku kontribuoi me 31 pikë, pesë kërcime dhe gjashtë asistime.

Teuta e Durrësit mundi Rahovecin 103:123, ku u dallua Cameron Satterwhite me 30 pikë, nëntë kërcime, tre asistime dhe tre topa të vjedhur, duke pasur indeksin e ndeshjes 40, një shifër rekord për këtë edicion në Ligën Unike.

Te skuadra durrsake u dallua edhe Tyler Peterson me 25 pikë, shtatë kërcime, gjashtë asistime dhe një bllokadë.

Courtney Fells ishte edhe një herë i jashtëzakonshëm për Prizrenin 16, në fitoren ndaj Tiranës me rezultat 93:81, duke kontribuar me 31 pikë, 11 kërcime, pesë asistime dhe po aq topa të vjedhur, kurse indeksin e kishte 36.

Kamza Basket shënoi fitoren e dytë në këtë edicion, duke mundur Vllazninë e Shkodrës me shifrat 82:72, ku u dallua Matthew Eldbrigde me 15 pikë, 10 kërcime, dy asistime, dy topa të vjedhur dhe tre bllokada.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore