Tanët

Tokio 2020, përfundon garimi për Delilajn dhe Ibrahimin


Dy qitësit shqiptar, përkatësisht Manuela Delilaj që përfaqësonte Shqipërinë dhe Drion Ibrahimi që përfaqësonte Kosovën kanë përfunduar garimin në Lojërat Olimpike të Tokios.

Delilaj garonte në qitje 10 metër me pistolet me ajër, duke u pozicionuar në vendin e 37 nga 53 sportiste që merrnin pjesë në këtë disiplinë. Ajo grumbulloi në total 565 pikë.

Ibrahimi garoi në qitje 10 metër me pushkë me ajër, duke u renditur në vendin e 46 me 608.8 pikë të grumbulluara në total.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore