Tokyo 2020

Tokio 2020, atletët më të paguar


Vetëm disa ditë kanë mbetur nga fillimi i Lojërave Olimpike, Tokio 2020. Japonia, me gjithë vështirësitë nga COVID-19, do të mirëpresë sportistë nga e gjithë bota.

Revista prestigjioze “Forbes” ka publikuar listën e sportistëve më të paguar, mes të cilëve janë edhe ata që do të jenë pjesë e Lojërave Olimpike.

“Forbes” ka marrë në konsideratë të ardhurat e sportistëve nga 1 maj 2020 deri më 1 maj 2021. Në to futen, pagat, sponsorizimet, reklamat, marrëveshjet e ndryshme, shpërblimet etj.

Kevin Durant

Vendi i parë në listën e më të pasurve shkon për basketbollistin Kevin Durant.

Ylli i Brooklyn Nets ka grumbulluar 75 milionë dollarë fitime përgjatë vitit të kaluar.

Në vendin e dytë renditet tenistja japoneze, Naomi Osaka.

Në total, ajo ka grumbulluar 60 milionë dollarë. Dhe, në vendin e tretë, renditet basketbollisti tjetër, Damian Lillard-i.

Lojtari i Portland Trail Blazers ka fituar 40.5 milionë dollarë.

Naomi Osaka

Lista vijon me sportistët e tjerë:

Novak Djokovic (tenis) – 34.5 milionë dollarë;

Rory McIlroy (golf) – 32 milionë dollarë

Devin Booker (basketboll) – 30.5 milionë dollarë

Kei Nishikori (tenis) – 30.5 milionë dollarë

Khris Middleton (basketboll) – 27 milionë dollarë;

Jrue Holiday (basketboll) – 23 milionë dollarë.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore