Sport

Tjetër yll i futbollit evropian mund të transferohet te Al Nassr


Tjetër yll i futbollit evropian mund t’i bashkohet Cristiano Ronaldo-s tek ekipi arab, Al Nassr.

Fjala është për ‘të harruarin’ e Real Madrid-it, Eden Hazard. Sipas asaj që shkruajnë mediat spanjolle, agjentët e belgut kanë nisur bisedimet me klubin nga kryeqyteti saudit për transferimin e futbollistit të tyre.

Nëse Ronaldo ishte një çështje te Manchester United, Hazard është akoma edhe më shumë te Real Madrid, pasi sulmuesi ka luajtur pak minuta këtë edicion dhe nga vera e vitit 2019, kohë kur u transferua në Madrid ai ka luajtur vetëm 73 ndeshje dhe ka shënuar vetëm shtatë gola.

Kontrata aktuale e Hazard-it me ‘mbretërit’ skadon në verën e vitit 2024, por drejtuesit e Realit momentalisht nuk kanë pretendime për t’ia vazhduar kontratën.

Kështu, vendimi final i takon vetë lojtarit, nëse do të pranojë apo jo të transferohet te Al Nassr dhe të tentojë të ri-gjejë vetën në perëndimin e karrierës.

Kujtojmë që Reali shpenzoi plot 115 milionë euro për ta transferuar Hazard-in nga Chelsea në verën e vitit 2019.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore