Sport

Tite për Kupën e Botës: Jemi favoritë, por ka edhe kombëtare tjera të forta


Kupa e Botës ka afruar, kur kanë mbetur edhe gjashtë ditë nga fillimi i saj.

Trajneri i Brazilit, Tite, i intervistuar nga “Tuttosport” ka thënë se kombëtarja e tij është favorit për të triumfuar në këtë kompeticion madhor, por përmendi edhe disa ekipe janë shumë të mira për ta ngritur lart trofeun.

“Ne jemi ndër favoritët, është historia jonë dhe kemi cilësi për t’i shfrytëzuar. Besoj se ndër favoritët janë edhe Franca, Argjentina, Anglia, Belgjika, Gjermania, Portugalia dhe Spanja me një brez të ri talentesh. Dhe më pas mbani në sy Holandën, Danimarkën dhe Senegalin”, deklaroi trajneri i Brazilit.

Kujtojmë që Brazili do të udhëtojë në Katar me emra të mëdhenj si: Neymar, Vinicius, Antony, Richarlison, Casemiro, etj.

Brazili gjendet në njërin nga grupet më të forta në këtë botëror, ku bëjnë pjesë në Grupin G së bashku me Zvicrën, Serbinë dhe Kamerunin.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore