Sport

Tifozi i dhuron Shaqirit një xhaketë me emblemën e UÇK-së (VIDEO)


Një ngjarje interesante i ka ndodhur futbollistit me prejardhje kosovare, Xherdan Shaqirit.

Reprezentuesi i kombëtares së Zvicrës, teksa ishte duke folur në komunikatën për media pas ndeshjes mes përfaqësueses helvete dhe Irlandës së Veriut, një tifoz shqiptar ia veshi atij një xhaketë me logon e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK).

Shaqiri e mori me buzëqeshje këtë gjest të tifozit në fjalë, por më pas ai e zhveshi atë, duke e mbajtur në dorë xhaketën.

Sa i përket takimit, zviceranët e fituan atë përballë irlandezëve me shifrat 2:0, takim ky i vlefshëm për kualifikimet e Kupës së Botës, “Katar 2022”.

Në këtë ndeshje, Shaqiri luajti për 90 minuta, ku pati paraqitje shumë të mirë.

Me këtë fitore, Zvicra pozicionohet në vendin e dytë të Grupit C, me 11 pikë të grumbulluara, tri më pak se Italia e vendit të parë.

Ndeshjen e radhës, zvicëranët do ta zhvillojnë përballë Lituanisë në udhëtim, më 12 tetor.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore