Sport

Tifozët spanjollë: Kosova është Serbi, Katalunia është Spanjë (VIDEO)


Tifozët spanjollë edhe njëherë kanë treguar pozicionin që kanë ndaj Kosovës.

Para fillimit të ndeshjes Spanjë – Shqipëri, spanjollët shfaqën pankarta ku shkruhej “Kosova është Serbi, Katalunia është Spanjë”.

Ndërkaq, kjo nuk ishte hera e parë që spanjollët e mohojnë shtetin e Kosovës.

Një mohim të tillë e provuan edhe në ndeshjen kualifikuese të Kupës së Botës, ku fillimisht Federata e Futbollit të Spanjës nuk pranoi që Kosova të shfaqej me simbole shtetërore.

Por, kjo nuk ndodhi, pasi që ndeshja u luajt sikurse të gjitha të tjerat, me flamur dhe me himn të Kosovës.

Ndërkohë, sa i përket ndeshjes së mbrëmshme, Shqipëria e humbi me rezultat 2:1 ndaj Spanjës.

Ferran Torres shënoi golin e parë në minutën e 75-të, ndërkohë Myrto Uzuni barazoi shifrat në 85-tën, para se Dani Olmo të shënonte golin e fitores në minutën e fundit të ndeshjes.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore