Sport

Tifozët kërkojnë të qërojnë hesapet me futbollistët e tyre, hyjnë në dhomat e zhveshjes (VIDEO)


Skuadra braziliane, Botafogo, është duke kaluar në një periudhë të vështirë në kampionatin brazilian.

Megjithëse janë një skuadër për të luftuar për vendet e sipërme të tabelës, ata momentalisht gjenden në zonën e rënies nga elita e futbollit brazilian.

Vetëm 12 pikë në 11 ndeshjet e para kanë arritur t’i grumbullojnë bardhezinjtë, derisa kjo gjë i ka revoltuar jo pak tifozët e tyre.

Tifozët e klubit kanë pushtuar qendrën stërvitore të klubit për të t’i qartësuar hesapet me futbollistët e tyre që “të zgjohen nga gjumi”.

Tifozët u konfrontuan me futbollistët e skuadrës së zemrës në ambientet e dhomave të zhveshjes, ndërsa ia bënë të qartë se një situatë e tillë duhet të ndryshojë sa më shpejt.

Nga ana tjetër, klubi njoftoi policinë për shkak të frikës se nga momenti në moment prej tensionit të lartë, situata mund të dilte nga kontrolli.

Në kohët e fundit, Botafogo ka hasur vështirësi ekonomike dhe ka rënë nga kategoria tre herë në 20 vitet e fundit.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore