Sport

Tifozët e Atletico përsëri me thirrje raciste ndaj Vinicius


Autoritetet spanjolle të futbollit janë gati të paraqesin një ankesë zyrtare, për abuzimin e neveritshëm të drejtuar ndaj yllit të Real Madrid-it, Vinicius Junior nga një grup mbështetësish të Atletico Madrid-it të mërkurën.

Atletico shënoi rikthimin e tyre në aksionin kontinental, duke rezervuar një vend në çerekfinalet e Champions League pasi eliminoi italianët e Inter-it.

Megjithatë, përpara se të fillonte ndeshja në “Metropolitano”, një kontigjent tifozësh të “Rojiblancos” u kapën në kamera jashtë fushës së ekipit të tyre, duke vënë në shënjestër Vinicius-in.

Personat në fjalë thërrisnin: “Ale Ale, Ale, Vinicius shimpanze”.

Vinicius, nga ana e tij, ka dhënë tashmë përgjigjen e tij publike ndaj thirrjeve, duke u drejtuar në mediat sociale të enjten pasdite për t’i bërë thirrje La Liga-s dhe UEFA-s të ndërmarrin veprime.

Sipas një raporti nga “COPE”, pavarësisht se incidenti është zhvilluar në një garë jashtë kompetencave të tyre: “La Liga do të raportojë thirrjet raciste në Prokurori”.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com

Lajmet kryesore