Sport

Thomas Brdariç: Do japim maksimumin përballë Laçit


Të premten fillon edhe një javë tjetër në kuadër të Kategorisë Superiore, ku përsëri do kemi përballje nga më interesantet.

Java e 18-të hapet me ndeshjen ndërmjet kryesuesve të Vllaznisë dhe vendit të tretë, Laçit, në “Loro Boriçi” të Shkodrës me fillim nga ora 18:00.

Në një konferncë për media, trajneri i Vllaznisë, Thomas Brdariç, tha: “Kemi shumë energji për nesër. Jemi të përgatitur dhe do japim maksimumin kundër Laçit. Mendoj se tri ndeshjet e fundit kanë qenë të afërta dhe terrenet shumë të vështira. Nesër luajmë në shtëpi, shpresoj të mos bjerë shi.”

“Kemi një alternativë tjetër.  Të gjithë janë këtu dhe të gatshëm  të japin më të mirën. Do të jetë një ndeshje e fortë.” u shpreh Brdariç mbi mungesën e Krymit.

Për humbjen përballë Laçit në fazën e parë, Brdariç shtoi: “Jemi në një pozicion komod, të cilin e kemi merituar. Duhet të shohim përpara. E dimë se çfarë duhet të bëjmë për ta fituar ndeshjen. Kemi humbur në ndeshjen e parë, por kemi nxjerrë mësime”.

Vllaznia kryesor superioren me 37 pikë, nëntë më shumë se Partizani i vendit të dytë, dhe dhjetë pikë se Laçi i vendit të tretë.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore