Shqipëria

Thesari amerikan zbulon hakerët që mund të fshihen pas sulmit kibernetik në Shqipëri


Departamenti Amerikan i Thesarit pas sanksionimit të Ministrisë së Inteligjencës dhe Sigurisë së Iranit (MOIS) dhe Ministrin që e drejton atë për përfshirje në aktivitete kibernetike kundër Shteteve të Bashkuara dhe aleatëve të saj ka zbuluar dhe rrjetin që ka kryer hackerim-in në Shqipëri.

Sipas departamentit, MOIS, nën udhëheqjen e Esmail Khatib, drejton disa rrjete të kërcënimit kibernetik të përfshirë në spiunazh dhe sulme ransomware.

Kjo në mbështetje të qëllimeve politike të Iranit.

Përveç kryerjes së aktivitetit kibernetik keqdashës që prekte faqet e internetit të qeverisë shqiptare, aktorët kibernetikë të MOIS-it ishin gjithashtu përgjegjës për rrjedhjen e dokumenteve që supozohej se ishin nga qeveria shqiptare dhe informacioneve personale të lidhura me banorët shqiptarë.

Në fillim të këtij viti, Shtetet e Bashkuara të Amerikës identifikuan një grup të avancuar të kërcënimit të vazhdueshëm (APT), të njohur si MuddyWater.

Kjo si një element vartës brenda MOIS-it që ka kryer fushata të gjera kibernetike në mbështetje të objektivave të organizatës që rreth vitit 2018.

Rrjeti MuddyWater janë të njohur për shfrytëzimin e dobësive të raportuara publikisht për të fituar akses në të dhënat e ndjeshme dhe për të vendosur ransomware dhe për të ndërprerë operacionet e organizatave private.

Kohët e fundit në nëntor 2021, MuddyWater u vlerësua se ishte i përfshirë në një fushatë kibernetike që synonte entitetet e qeverisë turke.

APT39, është një tjetër grup spiunazhi kibernetik që Irani ka përdorur për të çuar përpara objektivat e tij keqdashës.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com

Lajmet kryesore