Lajme

Themeluesja e “Theranos” u dënua me 11 vjet burg në SHBA


Një gjykatë në Kaliforni dënoi themeluesen e Theranos, Elizabeth Holmes me 11 vjet e tre muaj burg.

Kjo, për mashtrimin e investitorëve të startup-it të saj të testimit të gjakut, i cili dikur vlerësohej në 9 miliardë dollarë.

Lajmi u bë i ditur nga agjencia “Reuters”.

Gjykatësi amerikan Edward Davila e dënoi Holmes për tre akuza për mashtrim të investitorëve dhe një akuzë për komplot.

Një juri e shpalli Holmes, 38 vjeç, fajtor në janar pas një gjyqi tre mujor.

Avokatët e saj pritet të kërkojnë nga një gjyqtar që ta lejojë atë të mbetet e lirë me kusht në pritje të një apeli.

Siç shton New York Times, Holmes duhet gjithashtu të kompensojë investitorët për humbjet në shumën prej 121 milionë dollarësh.

Themeluesja e startup-it është planifikuar të paraqitet në burg për të vuajtur dënimin e saj më 27 prill 2023.

Forbes e quajti Holmes miliarderen më të re në botë në vitin 2014, kur ajo ishte 30 vjeç dhe aksionet e saj në Theranos kapnin vlerën e 4.5 miliardë dollarëve.

Por startup-i u rrëzua pasi një seri artikujsh të Wall Street Journal në vitin 2015, të cilat hodhën dyshime mbi suksesin e teknologjisë.

Holmes ka 14 ditë kohë për të apeluar vendimin.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore