Sport

Teuta nënshkruan me ish-lojtarin e Kombëtares shqiptare


Skuadra e Teutës ka zyrtarizuar afrimin më të ri këte merkato dimërore. Ish-lojtari i Kombëtares së Shqipërisë, Jahmir Hyka është prezantuar këtë të shtunë te durrsakët.

33-vjeçari ka një karrierë të pasur. Ai ka luajtur në Shqipëri me skuadra si Dinamo dhe Tirana.

Gjithashtu ka shumë eksperiencë edhe me skuadra evropiane si: Rosenborg në Norvegji, Olympiacos dhe Panionis në Greqi, Mainz në Gjermani, Luzern në Zvicer, San Jose në SHBA, GuiZ në Kinë, si dhe në Izrael me Maccabi Netanya dhe Ness Ziona.

Mesfushori i majtë është aktivizuar dhe në 47 ndeshje me Shqipërinë, ku ka shënuar dy gola.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com

Lajmet kryesore