Lajme

Tetë të vdekur dhe rekord rastesh të reja me COVID-19 në Kosovë


Ilustrim

Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik në Kosovë ka raportuar 2 mije e 279 persona të infektuar nga COVID-19 dhe tetë persona të vdekur.

Numri i të infektuarve vjen nga 12 mijë e 666 mostra të marra nga Shërbimi Spitalor dhe Klinik Universitar i Kosovës.

Sipas IKSHPK-së gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 325 persona gjithsejtë.

Raste aktive me COVID-19, janë gjithsejtë 18 mijë e 287.

Sipas të dhënave nga Ministria e Shëndetësisë, vetëm brenda 24 orëve të fundit janë vaksinuar 22 mijë e 486 persona kundër Coronavirusit.

Numri i të vaksinuarve me dozën e parë të vaksinës anti COVID është 431 mijë e 967, ndërsa numri total i të vaksinuarve me të dy dozat e vaksinës është 234 mijë e 731.

Kosovë: 26 pacientë në gjendje të rëndë në spitale

Sipas SHSKUK-së, 26 pacientë janë në gjendje të rëndë dhe 610 po trajtohen me oksigjenorapi.

Nga 20 gushti, në Kosovë kanë nisur së zbatuari masat e reja për luftim të pandemisë.

Ahengjet dhe dasmat janë anuluar, është zvogëluar orari i bizneseve të gastronomisë, si dhe është shtuar kërkesa për dëshmi të vaksinimit për të fituar qasje në një mori aktivitetesh.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore