Pajisje

Testimi i Windows 11


Po mendoni për azhurnimin e kompjuterit tuaj Windows 10 në Windows 11 Insider Preview? E rrezikshme, por Windows 11 është më i qëndrueshëm sesa mund të prisni. Ja pse.

How-To Geek testuan Windows 11 Insider Preview çdo ditë që nga dalja e tij me 28 qershor 2021. Pak më shumë se dy javë më vonë, raportuan se, Windows 11 ka qenë shumë i qëndrueshëm. Nuk kemi pasur ndërprerje, ekran blu, probleme me rindezjen dhe probleme me marrjen ose zbatimin e azhurnimeve në pamjen paraprake të Windows 11 pasi vijnë nga Windows Update.

How-To Geek nuk mund të garantojn se do të keni të njëjtën përvojë të qëndrueshme nëse provoni vetë Windows 11 Preview. Por gjërat deri më tani po duken mjaft të mira dhe stabile.

Defektet që kemi parë kanë qenë kryesisht të kufizuara në defektet e ndërfaqes. Sidoqoftë, Microsoft duket i etur për t’i rregulluar ato shpejt, me një azhurnim të lëshuar në më pak se tre javë.

Çfarë është një “defekt kompjuteri” dhe nga lindi termi?

Për shembull, nëse hiqni të gjithë butonat nga menyja e cilësimeve të shpejta. Gjithashtu, teksti në File Explorer. Microsoft rregulloi të dy ato gabime në azhurnimin e fundit.

Në një shembull tjetër, menuja Widgets (e arritshme në shiritin e detyrave) nuk funksionon gjithmonë. Ndonjëherë është plotësisht bosh ose nuk do të shfaqet fare nëse nuk rindizni PC-në tuaj.

Por le ta pranojmë: Ne mund të jetojmë pa versionin e widget-it të Microsoft-it për momentin. Dhe si të metat e tjera, Microsoft duhet të jetë në gjendje ta rregullojë atë përpara lëshimit të plotë të Windows 11 këtë vjeshtë.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore