Auto

Tesla shiti mbi 30 mijë automjete të prodhuara në Kinë në korrik


Tesla Inc, prodhuesi amerikan i automjeteve elektrike, ka arritur të shesë 32 mijë e 968 automjete të prodhuara në Kinë në muajin korrik, përfshirë 24 mijë e 347 për eksport.

Këtë e ka bërë të ditur Shoqata e Kinës për Makina Pasagjerësh (CPCA) të martën e 10 gushtit.

Agjencia e lajmeve, “Reuters”, tregon se krahas kësaj, shitjet lokale të automjeteve të prodhuara në Kinë pësuan një rënie me 69 për qind në 8 mijë e 621 makina nga 28 mijë e 138 në muajin qershor.

Dhe se shitjet e Tesla-s në muajin e parë të çdo tremujori janë zakonisht më të ulëta se dy muajt në vijim.

Kompania, e cila prodhon sedanë Model 3 dhe automjete sportive Model Y në Shanghai, ka arritur të shesë 33 mijë e 155 automjete të prodhuara nga Kina në muajin qershor.

Muajin e kaluar, Tesla prezantoi një version më të lirë Model Y në Kinë, i cili po përballet me një kontroll të shtuar nga rregullatorët dhe publiku dhe konkurrencë në rritje nga rivalët vendas.

Kompania gjithashtu ka ulur çmimin fillestar për sedanët Model 3.

Nga ana tjetër, BYD Auto e Kinës shiti 50 mijë e 387 automjete elektrike muajin e kaluar, ndërsa ndërmarrja e përbashkët e General Motors Co në Kinë me SAIC Motor dha 27 mijë e 347 njësi.

CPCA ka shtuar gjithashtu se Kina arriti të shesë 1.52 milionë makina pasagjerësh në muajin korrik, me 6.4 për qind rritje nga një vit më parë.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore