Auto

Tesla investon 1.5 bilionë dollarë në Bitcoin


Tesla, kompania amerikane e autonjeteve elektrike, ka deklaruar se ka investuar rreth 1.5 bilionë dollarë në Bitcoin dhe pritet të fillojë në të ardhmen e afërt pranimin e pagesave për makinat dhe produktet e tjera të saj duke nxitur një kapërcim prej 7% të monedhës elektronike.

Sipas agjensisë së lajmeve, Reuters, njoftimi erdhi pas dy javësh pasi shefi ekzekutiv i Tesla-s, Elon Musk, inkurajoi investitorët e vegjël të blinin Bitcoin dhe monedhën digjitale të bazuar në meme, Dogecoin, njësoj si rrjeti i lojërave video i quajtur  GameStop.

Gjatë një postimi në platformën Twitter, Musk është shprehur se Bitcoin-i ishte “në prag” për t’u pranuar më gjerësisht nga investitorët.

Sipas Reuters, lëvizja e Tesla-s përkthehet nga analistët si një ndryshim loje për monedhën.

“Mendoj se do të shohim një përshpejtim të kompanive që kërkojnë të alokohen në Bitcoin tani që Tesla ka bërë lëvizjen e parë”, ka thënë Eric Turner, nënkryetar i inteligjencës së tregut në firmën e hulumtimit të kriptomonedhës dhe të të dhënave, Messari.

Nga ana tjetër, Tesla ka bërë me dije se kjo lëvizje në Bitcoin ka qenë pjesë e politikës së saj të gjerë të investimeve të kompanisë dhe ka për qëllim diversifikimin dhe maksimizimin e kthimeve në para.

Pas kësaj lëvizjeje të kompanisë amerikane të automjeteve elektrike, Bitcoin ka shënuar një rritje me 10%.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore