Shqipëria

Tërmet i fortë në Lezhë, lëkundje edhe në Tiranë


Një tërmet i fortë ka goditur me magnitudë 4.8 i shkallës Rihter ka goditur Lezhën rreth orës 22:15, ku lëkundjet janë ndjerë të forta në gjithë qarkun dhe po ashtu në kryeqytet.

Nga raportimet e para për Albanian Post, mësohet se tërmeti është ndjerë si në qendër, ashtu edhe në rrethina të dy qyteteve qendrore shqiptare.

Lëkundje më të lehta nga ana tjetër, janë ndjerë edhe në Shkodër dhe Pukë.

Deri më tani asnjë dëm material nuk është raportuar në asnjë qytet.

Ishte pikërisht e tillë, periudha kur lëkundje të ngjashme u regjistruan në Shqipëri në vitin 2019. Ato, asokohe, kulmuan me tërmetin e fuqishëm 6.4 të shkallës Rihter, i cili shkaktoi 51 viktima. Mijëra banesa u shkatërruan në atë kohë, teksa shumë prej tyre janë rikonstruktuar apo rindërtuar tërësisht.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore