Shqipëria

Tentoi të transportonte 5 emigrantë, arrestohet 25-vjeçari


Një shtetas 25-vjeç është arrestuar në flagrancë nga autoritetet policore, pasi ka tentuar të transportonte jashtë kufirit, pesë emigrantë të paligjshëm.

Sipas njoftimit të policisë, shtetasi që u kap në fshatin Gështenjas, Pogradec, ishte duke lëvizur me mjetin tip “Volkswagen”.

Ai nuk i është bindur urdhrave të policisë për të ndaluar, dhe për rrjedhojë është ndjekur nga autoritetet.

Dyshohet se 25-vjeçari iu kishte premtuar emigrantëve kalimin drejt vendeve të BE-së kundrejt një shpërblimi prej 300 eurosh.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore