Lajme

Tentohet të rrëmbehet një person në Vushtrri


Një tentim rrëmbimi ka ndodhur të shtunën në Vushtrri ka njoftuar Policia e Kosovës përmes raportit 24-orësh. Sipas organeve të rendit, viktima ka raportuar se pas shkëmbimit të disa mesazheve me të dyshuarin rreth një borxhi, derisa ishte me veturë në lëvizje tri automjete i kanë bllokuar rrugën dhe e kanë sulmuar fizikisht.

“Viktima mashkull kosovar ka raportuar se pas shkëmbimit të disa mesazheve me të dyshuarin mashkull kosovar – rreth një borxhi dhe derisa ishte me veturë në lëvizje, tri automjete i kanë bllokuar rrugë dhe nga ato janë dal disa persona të cilët duke e sulmua fizikisht janë munduar ta fusin në veturën e tyre, por në pamundësi janë larguar nga vendi i ngjarjes”, thuhet në njoftim.

Po ashtu në këtë qytet, një person është arrestuar të premten, pasi ka aksidentuar një këmbësore e cila ishte shtatzënë.

“Më datë 23 është arrestuar i dyshuari kosovar pasi që i njëjti derisa ishte duke drejtuar veturën, dyshohet nga pakujdesia ka goditur viktimën femër kosovare-këmbësore, e cila ishte shtatzënë. Dyshohet se viktima ka humbur binjakët e saj ende pa lindur, ndërsa sipas mjekëve vet viktima është në gjendje të rëndë”, thuhet tutje në njoftim.

Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje. Ndërkaq në Prizren, është arrestuar një person, pasi që i njëjti në gjendje të dehur kishte sulmuar fizikisht një polic i cili është dërguar për tretman mjekësor.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar në gjendje të dehur, pasi që i njëjti ka sulmuar fizikisht zyrtarin policor në kryerje të detyrës zyrtare. Viktima ka pësuar lëndime dhe të njëjtit i është ofruar tretman mjekësor”.

Sipas njoftimit, në konsultim me prokurorin, i dyshuari pasi është këndellur është intrevistuar dhe është dërguar në mbajtje.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore