Lajme

Tentohet të grabiten tri bankomate, grabitësit gjuajnë me armë Policinë – të dyshuarit në arrati


Pamje të publikuara nga Policia e Kosovës.

Pas raportimeve se tri banka të premten kanë qenë cak i grabitjes nga persona të armatosur nga Policia e Kosovës, është thënë se ekipet kanë dalur menjëherë në vendin në ngjarjes.

Në sulm dyshohet që kanë marrë pjesë katër persona, teksa të njëjti janë në arrati.

“Patrulla e policisë me të arritur në vendin e ngjarjes, të dyshuarit kanë filluar të shtënë me armë zjarri në drejtim të veturës së policisë, duke dëmtuar në masë të madhe veturën zyrtare, mirëpo dy policët që ishin në veturë nuk kanë pësuar ndonjë lëndim trupor”.

Rasti është cilësuar “Vrasje e mbetur në tentativë, grabitje e armatosur e mbetur në tentativë dhe armëmbajtje pa leje”.

“Në shkëmbim të armëve të zjarrit i janë përgjigjur edhe zyrtarët policor dhe të dyshuarit janë larguar nga vendi i ngjarjes me një veturë karavan, ngjyrë e zezë, në drejtim të panjohur dhe në veturë dyshohet se ishin 4 persona me armë të gjata”, thuhet në komunikatën e Policisë.

Pas Policisë së Kosovës, në vendin e ngjarjes është thënë se kanë dalë edhe hetuesit dhe krimteknikët rajonal, të cilët nën autorizim të prokurorit kujdestar, i cili edhe ai ka dalë në vendin e ngjarjes, kanë nisur hetimet.

Po ashtu, në vendin e ngjarjes ka dalë edhe Njësia e Deminimit e Policisë së Kosovës.

“Nga hetimet e para hetuesit rajonal kanë mësuar se cak i personave të maskuar ishin 3 bankomatet që gjenden skaj rrugës magjistrale në parkingun e qendrës tregtare “Superviva” në Ferizaj”.

Gjatë sulmeve që u bënë ndaj Policisë së Kosovës, u dëmtuan edhe dy bankomat të tjerë.

“Personat e maskuar fillimisht me një mjet plasës kanë shpërthyer njërin bankomat, ndërsa kanë dëmtuar edhe dy bankomatët tjerë, mirëpo falë intervenimit të shpejtë të policisë, posa arrinë patrulla e parë policore, të dyshuarit fillojnë të shtënë në drejtim të veturës së policisë dhe të largohen nga vendi i ngjarjes”.

Nga të dyshuarit në këtë rast janë përdorur edhe mjet eksplozivi në bankomat dhe pushkë automatike në drejtim të policëve në veturën e Policisë.

Policia ka apeluar tek qytetarët që të bashkëpunojnë me Policinë nëse kanë informacione lidhur me personat e dyshuar që kanë synuar grabitjen e armatosur.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore