Aplikacione

Telegram-i, aplikacioni më i shkarkuar në janar


Aplikacioni i komunikimit dhe ndërlidhjes, Telëgram, rezulton të jetë aplikacioni më i shkarkuar për muajin janar të vitit 2021.

Gadgets 360, faqe kushtuar të rejave teknologjike, bën me dije se sipas agjensisë së analizës tregtare të aplikacioneve telefonike, Sensor Tower, Telegram-i ka shënuar 24% të shkarkimeve totale të aplikacioneve të cilat vijnë nga India.

Sipas faqes, rritja e numrit të shkarkimeve mund t’i atriubohet polemikave lidhur me politikat e privatësisë nga platforma Whatsapp të cilat bën që shumë përdoruee të kalonin në Telegram.

Vendin e dytë pas Telegram-it e zë rrjeti i shpërndarjes së videove, TikTok-u, i ndjekur nga Signal-i dhe Facebook.-u. Ndërkohë që whatsapp-i renditet në vend të pestë.

Sipas të dhënave të aghensisë Sensor Tower, TikTok-u numëronte 62 milionë shkarkime të ardhura nga Kina.

Për sa i përket Instagram-it, ai zuri vendin e gjashtë në listën e aplikacioneve më të shkarkuara për muajin janar të vitit 2021.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore