Përballje

Team LeBron fiton finalen All-Star, James vendimtar, Stephen Curry MVP


Team LeBron ka fituar një ndër ndeshjet më interesante në histori të All-Star.

Në takimin ku ylli i Los Angeles Lakers ishte kapiten i skuadrës së tij, përballë kishte skuadrën me në krye Kevin Durant.

Si çdo herë tjetër, edhe gjatë këtij viti – ndeshja All-Star dhuroi shumë spektakël, aksione të bukura dhe pikë të shumta.

Sa ishte e barabartë, aq ishte edhe e mrekullueshme.

Në fakt, kjo ndeshje ishte më e barabartë se asnjëherë më parë, me LeBron që u desh ta fitonte ndeshjen vetëm në aksionin e fundit të takimit.

Pas pikëve vendimtare, LeBron u shpreh që nuk ka mundur të “ëndërroj për një moment më të mirë”.

Ndeshja u mbyll me rezultat 163-160 në favor të skuadrës LeBron.

Në këtë ndeshje të jashtëzakonshme, pikë më shumë se të tjerët shënoi Stephen Curry.

Ylli i Golden State ishte në formë mbresëlënëse, duke shënuar 50 pikë në këtë takim.

Nga këto 50 pikë, Curry shënoi plot 16 tri-pikësha.

Nga ana e Team Durant, më i dalluari ishte Joel Embiid, me 36 pikë dhe 10 kërcime.

MVP i finales, që ishte emëruar pas legjendës Kobe Bryant, u zgjodh pikërisht Stephen Curry.

Në këtë ndeshje, pos fitores dhe humbjes, kishte edhe momente shumë të bukura në ndeshje, sikur ngulitjet e Ja Morant, Zach Lavine dhe shumë të tjerëve.

NBA All-Star ul siparin këtu për vitin 2021, me sezonin e rregullt të ligës më të fortë të basketbollit që premton edhe më shumë spektakël në vijim të këtij sezoni.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore