Lajme

Të shtëna me armë në SHBA, nëntë të plagosur


Nëntë persona, në kryeqytetin e Rhode Island, në SHBA, u plagosën gjatë një përleshjeje me armë mes grupeve kriminale, të enjten e 13 majit.

Tre viktima janë “plagosur shumë rëndë, ndoshta në mënyrë kritike”, raportoi shefi i policisë, Hugh Clement.

Ai tha se u njoftuan për të shtëna me armë në një shtëpi.

Gjithashtu shtoi se grupi, i cili sulmoi i pari, ndodhej në një automjet, nga ku ka hapur zjarr jashtë një shtëpie. Ata që ndodheshin në shtëpi kthyen zjarr, sipas shefit.

Shenjat e provave treguan se një duzinë gëzhojash mbushën tokën. Celement i përshkruan armët e përdorura si “pa dyshim të gjitha pistoleta, armë zjarri të tipit gjysmëautomatik, pistoleta”. Ai tha se hetuesit nuk e dinin ende kalibrin e armëve të zjarrit.

Personat, të cilët u përfshinë në përplasje, janë të njohur për policinë dhe janë pjesë e dy grupeve kriminale, tha Clement.

Shefi deklaroi për mediat se oficerët u dërguan në spital për siguri, për shkak të mundësisë që viktimat nga grupet e kundërta të ishin atje.

“Moshat e atyre që u përfshinë në përleshje variojnë nga 19 në 25 vjeç. Kjo nuk ishte e rastësishme. Ishte shënjestruar në atë adresë”, u tha ai gazetarëve.

Raportohet më tej se asnjë arrestim nuk është bërë deri në këtë pikë dhe se hetimi po vazhdon.

“Të gjithë janë tronditur”, tha kryebashkiaku i provincës Jorge Elorza, i cili i përshkroi të shtënat si të paqëndrueshme.

Elorza tha se do të ketë patrulla shtesë dhe siguri në lagje në ditët në vijim për t’i bërë banorët të ndihen të sigurt.

Reforma e armëve në SHBA

Vrasjet e fundit kanë tronditur SHBA-në. Presidenti Joe Biden i ka quajtur “një ngatërrim ndërkombëtar” dhe është zotuar të forcojë kufizimet në armët e zjarrit.

10 njerëz u vranë nga të shtënat në Boulder në muajin mars.

Ndoshta të shtënat më famëkeqe në shtetin e Colorados ishin në 1999, kur dy studentë vranë 13 njerëz para se të merrnin jetën e tyre.

Pasi SHBA-ja regjistroi një vit me nivel të ulët të të shtënave me armë, ata pësuan incidentin e dytë në më pak se një javë.

Të shtënat me armë zjarri në një dyqan ushqimesh në Colorado vranë 10 persona, duke përfshirë dhe një oficer policie.

Kjo ngjarje nxiti dhe reagimin e mbrojtësve të sigurisë së armëve, të cilët kërkuan që Kongresi të veprojë.

Sulmi në Colorado muajin e kaluar e çoi numrin e vdekjeve javore nga të shtënat masive në publik në 18 viktima. Kjo, pasi një person i armatosur vrau tetë njerëz në tre sallone masazhesh në zonën e Atlantës.

Sipas bazës së të dhënave, e cila gjurmon incidentet publike ka pasur 10 të shtëna të tilla në 2018-ën dhe nëntë në 2019-ën.

SHBA-ja pësoi vetëm dy incidente të tilla në vitin 2020. Të dyja në fillim të vitit, përpara se përhapja e coronavirus-it të çonte në mbyllje ekonomike lokale dhe shkollore.

Shitjet e armëve u rritën gjatë pandemisë, duke çuar në frikën e një kthimi të dhunës masive të armëve.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore