Lajme

8 të vrarë në Atlanta, frikë në komunitetet aziatike


Autori i vrasjes së tetë personave në tri qendrat e masazheve në Atlanta të Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA) është akuzuar për vrasje. Autoritetet policore kanë vijuar me identifikimin e viktimave. Zyrtarët nuk e kanë konfirmuar ende nëse sulmi, në të cilin gjashtë gra aziatike humbën jetën, motivohej nga racizmi.

Shefi i Policisë, Cherokee Frank Reynolds,  tha se i dyshuari mund të ketë qenë një mbështetës i ndonjë organizate.  Pretendohet se autori mund të ketë varësi seksuale.

Policia vuri gjithashtu në dukje se ndodhen në fillim të hetimeve për të deklaruar në mënyrë përfundimtare motivet apo nëse autori ka vepruar i vetëm.

Zona, ku ishin të vendosura qendrat e masazhit, është e njohur për aktivitetin e lartë të bizneseve të tilla. Policia dhe Byroja Kombëtare e Hetimit kishin nisur më parë patrullime për aktivitete të dyshimta në zonën ku ndodhi krimi.

Ankth dhe frikë në komunitetet aziatike

Rreth 100 persona marshuan në Chinatown. Ata ndezën qirinj, duke mbajtur zi për tetë jetët e humbura në Atlanta. Gjashtë nga  viktimat janë me origjinë aziatike.

Edhe pse autoritetet nuk e kanë lidhur sulmin me krimin e  urrejtjes për shkak të prejardhjes. Shumë persona besojnë se është një tjetër sulm i pakuptimtë ndaj aziatikëve dhe  dhe aziatiko-amerikanëve.

Besohet se ekziston një mit rreth aziatiko-amerikanëve. Thuhet se ata janë një  “pakicë model” i qetë.

“Nuk do ta luftojmë racizmin me racizëm,” tha një koreano-amerikan.   “Do ta luftojmë racizmin me unitet”, vijoi ai duke iu drejtuar turmës.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore