Sport

Të sapongjiturat e nisin mirë, Dukagjini dhe Malisheva ndalin Ballkanin dhe Prishtinën


Dita e dytë në javën hapëse të edicionit të ri në Superligën e Kosovës prodhoi dy befasi të mëdha.

Kampionët në fuçi Prishtina ishin shumë me fat duke arritur një pikë si mysafirë të Malishevës.

Malisheva e nisi shumë mirë, duke shënuar vetëm pas 13 minutash me anë të Muhamet Hysenit.

Këtë epërsi ata e mbajtën deri 60 sekonda para fundit, ku edhe shumë pa fat pësuan golin e barazimit.

Ishte Leotrim Bekteshi ai që barazoi për 1-1, duke e bërë Malishevën pishman për rastet e shumta të humbura.

Gjithsesi, ky rezultat ishte shumë i mirë për Malishevën që tregoi shumë potencial për sezonin që po na pret.

Ky barazim ishte i treti me rezultatin 1-1 këtë javë.

Barazimi i katërt ndodhi në Suharekë, me Dukagjinin e sapongjitur në ligë që u kthye dy herë nga disavantazhi për të barazuar rezultatin.

Fantazisti Ermal Krasniqi shënoi dy golat për Ballkanin, me të dytin që ishte një vepër arti.

Arbër Shala dhe Ahmed Januzi shënuan dy herë për skuadrën e Dukagjinit.

Java e parë e Superligës mbyllet me vetëm një skuadër fituese, Dritën.

Gjilanasit udhëheqin tabelën, duke lënë prapa të gjithë qysh nga fillimi.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore