Sport

Te Milan shfaqet ideja Broja, e konfirmon gazetari italian


Gazetari italian, Carlo Pellegatti gjatë një komunikimi në kanalin e tij në YouTube, foli për transferimin e sulmuesit të Kombëtares shqiptare, Armando Broja te Milan-i.

“Nënshkrimi i merkatos së ardhshme të transferimeve të Milan-it do të jetë një qendërsulmues i mrekullueshëm”, tha Pellegatti.

“Kuqezinjtë nuk do të kërkojnë një lojtar me vlerë 10 milionë euro, por do blejë një 30-40 milionë dhe unë kam një emër”.

“Luan për Chelsea-n, është 21-vjeç sot, vlen 25-40 milionë, ka një eksperiencë të mirë pavarësisht moshës së re, është 191 cm i gjatë, është një qendërsulmues shqiptar që luan te blutë dhe quhet Armando Broja”.

“Është një lojtar interesant për sa i përket kostos dhe perspektivës, ishte në radarët e Napoli-t kur dukej se mund të humbiste Osimhen. Vitin e ardhshëm Milan-i ka nevojë për një lojtar që jep garanci në sulm”, përfundoi ai.

Pellegatti është gazetar sportiv me një eksperiencë të madhe në Itali. Ai e nisi karrierën në 1994, teksa në fillim të viteve 2000 punoi si komentator i ndeshjeve të Milan në Serie A për Milan Channel dhe më pas për Mediaset Premium.

Ai gjithashtu punoi si kolumnist për Milan Channel, një rol që e mban ende. Ai bashkëpunoi me revistën Forza Milan, më pas në vitin 2011 u bë opinionist i MilanNews.it.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com

Lajmet kryesore