Lajme

Të mërkurën vjen në Kosovë zyrtari i lartë i DASH-it, takohet veç me Osmanin


Todd D. Robinson

Ndihmës Sekretari për Byronë Ndërkombëtare të Narkotikëve dhe Çështjeve të Zbatimit të Ligjit, Todd D. Robinson, do të qëndrojë për vizitë në Kosovë gjatë kësaj jave dhe do të takohet me Presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani.

Sipas njoftimit për media të DASH-it, ai do të takohet me Presidenten e Kosovës, Vjosa Osmanin, si dhe me përfaqësues të sektorëve të zbatimit të ligjit dhe drejtësisë.

“Nga data 20-22 mars, Ndihmës Sekretari Robinson do të udhëtojë në Prishtinë, Kosovë, ku do të takohet me Presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani dhe me partnerët në sektorin e zbatimit të ligjit dhe drejtësisë”, thuhet në njoftim.

Por. ai fillimisht do të qëndrojë për vizitë në Shqipëri nga kjo e hënë deri më 20 mars ku do të takohet me kryeministrin Edi Rama dhe partnerët e që po mbështesin punën e Shqipërisë për forcimin e sundimit të ligjit, luftimit të korrupsionit dhe krimit të organizuar.

Ndërkaq, vetëm tre ditë më parë, ai u takua me ministrin e Brendshëm shqiptar, Taulant Balla, gjatë një vizite zyrtare në kuadër të Koalicionit Global për adresimin e Rrezikut të Drogave Sintetike.

Përmes një publikimi në median sociale Facebook, Balla ka shfaqur një video nga takimi me Robinson, ku i pranishëm ka qenë edhe drejtori i Zyrës Ekzekutive të Presidentit të SHBA-ve për Politikën Kombëtare të Kontrollit të Drogës, Rahul Gupta.

Nga karriera e tij e gjatë në postet që ka mbajtur, në vitin 2004 Robinson ishte shef i Seksionit Politik dhe Ekonomik në Ambasadën e SHBA-ve në Tiranë, Shqipëri. Dy vjet më vonë, Robinson u largua për të punuar si konsull i përgjithshëm, në Konsullatën amerikane në Barcelonë.

Fillimet e karrierës së tij diplomatike gjithsesi, Robinson i ka në 1986, kur iu bashkua Departamentit të Shtetit, me pozitat e tija të para në Kolumbi dhe në El Salvador.

Todd Robinson – ideatori i SPAK – zbarkon në Tiranë, takim me Ramën

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore