Art&dizajn

Të jetuarit në katër volume


Vila Can Canyis- archdaily

Në një ishull spanjoll Majorka, u ndërtua një shtëpi e quajtur ”Can Canyis”, e vendosur në një kodër të pjerrët.

Kjo vilë e vendosur në një shkëmb të mbuluar me bimësi mesdhetare, e cila shtrihet në 240 metra katrorë.

Koncepti i kësaj vile përbëhet nga katër kuti skulpturore të radhitura në një kënd të projektuar njëra mbi tjetrën si një tetris.

Lokacioni i saj ka qasje në dy anët e kodrës, nga një shkallë spirale ose duke përdorur një ashensor në bazën që çon drejtpërdrejt në hyrjen kryesore.

Si pjesë kryesore e shtëpisë ka dhomë të ngrënies, të zbukuruar me një tryezë druri ngjyrë hiri dhe karrige të thurura me thupra që janë vetëm një nga pjesët e mobilieve me linja të pastra dhe të thjeshta, shumë prej të cilave janë krijuar me porosi nga arkitektët.

Të gjitha dritaret në këtë pjesë të shtëpisë janë të lëvizshme, duke transformuar dhomën e ndenjës dhe dhomën e ngrënies në një hapësirë të jashtme, nga ku mund të ketë qasje edhe në pishinë.

Zbukuruar me pllaka dyshemeje çimentoje që pikturojnë nuancat e peizazhit, kuzhina merr ngjyra tipike të traditës arkitektonike të ishullit.

Karakteristika e veçantë e dhomave të gjumit përbëhet nga kabina e dushit, e rrethuar nga mure qelqi si dhe elemente minimale mobiliesh që shpërndahen lirshëm në hapësirë dhe ju lejojnë të shijoni peizazhin nga çdo pikë e dhomës.

Rreth kabinës së dushit janë vendosen perde të bardha për të arritur intimitetin e nevojshëm.

Etazha e dytë përmban dy dhoma gjumi me banjat e tyre, po ashtu edhe nëpër kthina të po këtij kati, arkitektët zgjodhën një dysheme mikroçimento për dhomat e gjumit.

Dhoma kryesore e gjumit ka një pamje magjike të gjirit përmes një dritareje në gjerësinë e të gjithë dhomës, ndërsa anash ka dritare më të vogla që lejojnë ajrin e pastër dhe freskinë e lehtë gjatë gjumit.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore