Lajme

Të enjten disa zona mbesin rreth tetë orë pa energji elektrike


Ilustrim.

KOSTT, ka bërë të ditur se të enjten disa zona do të kenë mungesë të energjisë elektrike për 8 orë.

Përmes një njoftimi nga kjo kompani është thënë se nga ora 8:30 deri në ora 16:00 do të bëhet çkyqja e largpërçuesit  në Shkabaj.

“Shkyçja është e domosdoshme për të mundësuar riparimin e fibrit optik OPGË në largpërçuesin 110kV LP 125/1 që lidhë Nënstacionin 220/110/10/6.3 kV Kosova A me Nënstacionin 110/10 (20) kV Vushtrria 2”, thuhet në njoftimin e KOSTT.

Tutje, është sqaruar se gjatë kohës së intervenimit, të gjithë qytetarët dhe institucionet që furnizohen me energji elektrike, do të mbesin pa furnizim me energji elektrike.

“Intervenimi në fjalë, do të ndikojë në rritjen e sigurisë dhe besueshmërisë së operimit të Sistemit të Transmetimit të Republikës së Kosovës si dhe në sigurinë e shkëmbimit të të dhënave përmes OPGW”.

KOSTT.

Me 8 shkurt, me pesë vota për dhe asnjë kundër, Zyra e Rregullatorit të Energjisë në Kosovë, kishte marr vendim për shtrenjtimin e tarifës së energjisë elektrike për konsumatorët që shpenzojnë më shumë se 800 kW në muaj.

Ky propozim ka ardhur në mbledhje nga departamenti i tarifave si dhe është miratuar në mënyrë unanime.

“Ky bllok të zhvendoset në 800 kilovat orë. Struktura tani e re tarifore deri në 800 i inkurajon konsumatorët që t’i shfrytëzojnë dy tarifat. U ofron konsumatorëve që të shfrytëzojnë energjinë në mënyrë eficence me 5,9 cent kWh”.

Tutje, ZRRE ka sqaruar edhe tarifat për shpenzimin e energjisë elektrike mbi 800 kWh.

“Për ata që konsumojnë mbi 800 është tarifa e lartë prej 12 cent dhe tarifa e ulët 6 cent. Njëkohësisht edhe në deri 800 tarifa e ulët prej 3 cent dhe tarifa e lartë prej 7 cent”, është thënë nga Departamenti i tarifave në ZRRE.

Ndërsa, kanë bërë të ditur se rreth 20 për qind e tejkalojnë këtë bllok të konsumit tarifor.

Njëri nga zotimet e Qeverisë së Kosovës kur Zyra e Rregullatorit të Energjisë kishte miratuar tarifat e reja të energjisë elektrike ishte se do të ofrojë 100 milionë euro për të subvencionuar mbulimin e një pjese të kostos për të gjithë konsumatorët.

47 milionë euro ishin ndarë për periudhën shkurt-gusht 2022.

Ndërsa për ta kuptuar më mirë diferencën në shumën e subvenciunuar nga Qeveria, KESCO, ka zhvilluar një kalkulator përmes së cilit qytetarët e Kosovës përveç shumës totale të faturës, do të shohin edhe vlerën e këtij subvencioni, e cila zbritet automatikisht nga faturimi i konsumatorëve.

Në faqen e krijuar nga KESCO, ky subvencionim llogaritet automatikisht, thjesht duke shënuar shifrën e konsumatorit që gjendet në pjesën e sipërme të faturës.

Kalkulimi mund të bëhet duke klikuar në linkun këtu, http://subsidy.kesco-energy.com.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore